Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Eintrachti merr 14 mijë bileta për finale

Tifozët e Frankfurtit kanë pasur mundësi që të blejnë bileta që nga dita e shtunë.

10 mijë bileta ishin të ndara për secilin klub, ndërsa 4 mijë të tjera u dhanë si dhuratë nga UEFA për secilën skuadër, ka shkruar gazeta gjermane “Bild” të shtunën.

Stadiumi “Ramon Sanchez-Pizjuan”, aty ku do të zhvillohet finalja mes Eintracht Frankfurtit gjerman dhe Rangersit skocez, ka kapacitet prej 40 mijë tifozëve.

Shtatë mijë bileta të tjera UEFA do t’i ndajë për sponsorët, ndërsa edhe pesë mijë bileta të tjera do të dalin në shitje.