Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Egjipti në finale pas penalltive

Egjipti i është bashkuar Senegalit në finalen e Kupës së Afrikës.

Të enjten në mbrëmje, egjiptianët e eliminuan Kamerunin pas ekzekutimit të penalltive, 3:1.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola, ndërsa Egjipti ishte më i suksesshëm nga 11-të metrat.

Vincent Aboubakar e shënoi penalltinë e parë për Kamerunin, ndërsa tri penalltitë tjera u humbën. Ishte edhe meritë e portierit Gabasi që i priti dy penallti. Dështuan Harold Moukoudi, James Lea Siliki dhe Clinton N’Jie.

Te Egjipti të saktë ishin të tre futbollistët që ekzekutuan penalltitë, Zizo, Mohamed Abdelmonem dhe Mohanad Lasheen.

Edhe Maroku fiton gjysmëfinalen dramatike ndaj Nigerisë Futboll 6 muaj më parë Maroku fiton gjysmëfinalen dramatike ndaj Nigerisë

Finalja Senegali – Egjipti do të luhet të dielën nga ora 20:00.

Për vendin e tretë, të shtunën luajnë Burkina Faso dhe Kameruni, në orën 20:00 po ashtu.