Përzgjedhësi i Egjiptit, Carlos Queiroz, ka thënë se ekipi i tij “do të mbrohet me 16 lojtarë” kur do të përballet me Senegalin të martën, në ndeshjen e dytë të plejofit të Afrikës për kualifikiim në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Egjipti e ka fituar ndeshjen e parë 1:0 ndaj Senegalit dhe Queiroz ka insistuar se do ta bëjnë të pamundurën për ta mbrojtur këtë rezultat, pasi synimi është që të kualifikohen për Botërorin që mbahet në fund të këtij viti në Katar
“Ajo që dua të them se do të mbrohemi me 16 lojtarë është se secili duhet të bëjë përpjekjet e dy lojtarëve, jo vetëm të një lojtari”, tha Queiroz. “Ne fituam me meritë ndeshjen e parë kundër ekipit më të mirë në Afrikë, dhe tani do të shkojmë në Senegal për të luftuar për çdo metër, çdo top të lëshuar. Çdo egjiptian duhet të dyfishojë përpjekjet e tij”.