Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edicioni i ri në futboll nis të shtunën

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll (2018\2019) do të nisë të shtunën, kur luhet vetëm një ndeshje. Orari i xhiros së parë është publikuar të martën nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Të shtunën do të zhvillohet derbi ndërmjet dy ish-kampionëve të viteve të fundit, Ferrolikelit dhe Trepçës '89.

Ndërkohë të dielën do të luhen katër ndeshje. Kampionia e Kosovës, Drita, do ta presë në Gjilan skuadrën e rikthyer në Superligë, KEK-un.

Po të dielën zhvillohen edhe ndeshjet ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit, Flamurtarit dhe Ferizajt dhe Llapit e Drenicës.

Pesë ndeshjet e para, pra ato që luhen të shtunën e të dielën, do të nisin nga ora 16:45, kurse ndeshja e vetme që do të luhet të hënën ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit do të nisë nga ora 19:45 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.