Një edicion që është menduar se do të jetë historik, është mbyllë duke luajtur ndeshjen e fundit para vetëm 20 shikuesve, shkruan sot Koha Ditore.
Është klubi i basketbollit Peja që të enjten mbrëma i ka dhënë fund edicionit 2016/17. Fundi ishte dëshpërues, një humbje e thellë në "Karagaçin" dikur të zjarrtë e të stërmbushur me shikues, në gjysmëfinale të plejofit të kampionatit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte Bashkimi, që ndeshjen për të cilën shfaqën interesim fare pak shikues, e fitoi me rezultatin e thellë, 117:96. Me këtë fitore Bashkimi u kualifikua në finale, ndërsa te Peja më në fund do të kursehen nga vuajtjet që i shkaktoi fundi i edicionit.
Ndjenjë krejt tjetër ishte verën e kaluar. Peja shpalosi një projekt serioz për edicionin, në të cilin pos paraqitjeve në Ligën Ballkanike dhe në garat vendore, do të bëhej debutimi në skenën evropiane, përkatësisht në FIBA Europe Cup. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.