Asociacioni i Klubeve Evropiane (ECA) ka arritur marrëveshje me UEFA-n për të përfunduar edicionin në muajin gusht.
Kështu të paktën ka raportuar të hënën radioja spanjolle, Cadena Ser.
Është raportuar që ligat nacionale evropiane do të përfundojnë para garave të UEFA-s për klube.
Ndeshjet do të luhen pa shikues në stadiume, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës ndeshjet të luhen në terren neutral. Një mundësi tjetër është që në vend të dy ndeshjeve në mes skuadrave të luhet nga një ndeshje.
Nëse plani për të përfunduar edicionin 2019\2020 në fillim të gushtit realizohet, atëherë edicioni 2020\2021 do të fillonte që në shtator.
Në Gjermani skuadrat tashmë kanë nisur me stërvitje, por në grupe të vogla lojtarësh, raporton Koha.net. Synimi është që Bundesliga të vazhdojë në muajin maj. Ligat tjera të mëdha evropiane nuk kanë ndonjë datë se kur mund të vazhdojnë edicionin.
-
UEFA ka vendosur 31 korrikun afat përfundimtar për mbylljen e kampionateve nacionale
-
UEFA ende synon ta përfundojë edicionin në verë, finalja e Championsit pritet të luhet më 29 gusht
-
Kur hapet e kur mbyllet afati kalimtar dimëror në ligat evropiane
-
Formati i ri i Ligës së Kampionëve mund të nisë para vitit 2024
-
Liga e Kampionëve dhe e Evropës, të gatshme për rifillim