Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe PSG-ja në garë për Joviqin

Pas Barcelonës e Bayern Muenchenit, edhe skuadra franceze Paris Saint-Germain është futur në garë për shërbimet e sulmuesit serb Luka Joviq.

E përditshmja franceze "L'Equipe" ka njoftuar të martën se PSG-ja tashmë ka kontaktuar Benfican, me të cilin ekipi sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2021, transmeton Koha Ditore.

Ai para fillimit të edicionit 2017/18 është huazuar tek Eintracht Frankfurti, ku po shkëlqen këtë edicion me 23 gola e shtatë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Mësohet se PSG-ja, tashmë i ka ofruar Benficas dëmshpërblim prej 60 milionë eurosh për transferimin e Joviqit.

Serbi te PSG-ja shihet si zëvendësim për uruguaianin Edinson Cavani, i cili pritet të largohet nga Parisi në fund të këtij edicioni.

Artikuj të ngjashëm