Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Peja konfirmon pjesëmarrjen në Ligën Unike

Pas Golden Eagle Yllit e Prizrenit, edhe KB Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike të basketbollit për sezonin e ri. Këtë e ka bërë të ditur Liga Unike në faqen e saj zyrtare.

Peja edhe edicionin e shkuar, që ishte inaugurues mori pjesë në ligën e përbashkët mes Kosovës e Shqipërisë dhe arriti deri në finale, ku u mposht nga Ylli.

“Klubi i Basketbollit Peja ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e ri të Ligës Unike. Klubi pejan ka konfirmuar pjesëmarrjen, duke u shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e Ligës, ku garojnë top-klubet nga Kosova dhe Shqipëria”, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se risi në sezonin e ri, do të jetë fillimi i garës edhe në konkurrencën e femrave, me nga tri skuadra nga Kosova e Shqipëria.

Shorti për të dy konkurrencat do të tërhiqet në muajin gusht ndërsa garat do të nisin më 20/21 tetor.