Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një klub nga Serie A pas Valon Berishës

Valon Berisha i RB Salzburg është rikthyer në radarin e Lazios pasi Sampdoria ka hezituar të paguajë 7 milionë euro plus bonuset.

Më 13 qershor, ishte raportuar se Berisha ishte pranë vizitave mjekësore për Sampdorian.

Kosovari 25-vjeçar, pritej të mbërrinte brenda atyre ditëve në Itali.

Gjithsesi, asgjë nuk u materializua , kështu që Lazio po përgatitet të shfrytëzojë situatën, transmeton KP.

Sipas Radiosei, kryeqytetasit kanë nisur kontaktet dhe janë gati të paguajnë të njëjtën shumë.

“Kam dhënë gjithçka për Salzburg dhe mendoj se ka ardhur momenti për një sfidë të re,” shprehet Berisha për TV2. “E di se Sampdoria ishte shumë e interesuar për mua, por duhet të vendos bashkë me familjen.”