Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një amerikan te Bashkimi

Skuadrat kosovare kanë vazhduar me angazhimin e basketbollistëve të huaj. Radha të premten ishte për Bashkimin e Prizrenit që ka firmosur me fundorin amerikan, Stephen Croone. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, Croone është paraqitur për regjistrim në FBK.

Pas karrierës në SHBA, Croone, ka luajtur në Finlandë dhe së fundi në Bullgari te skuadra Yambol. Në skuadrën bullgare i luajti vetëm katër ndeshje, në pjesën e parë të vitit të kaluar. Realizoi 18,5 pikë për ndeshje.