Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe në Bundesligë ndodh një lëndim i rëndë

sporti, futboll, koha, 17 prill, bundesliga

Tjetër lëndim serioz në kokë në elitën e futbollit të Gjermanisë, për një tjetër lojtar të Arminia Bielefeldit.

Të dielën në kuadër të xhiros së 30-të të Bundesligës gjermane, në ndeshjen kundër Bayern Munichut, Fabian Kunze 23-vjeçar, është zëvendësuar pak pa përfunduar pjesa e parë. Mbrojtësi i Bayernit, Tanguy Nianzou, 19-vjeçar, e ka qëlluar me bërryl kundërshtarin e tij në një duel në ajër.

Kunzes iu dha tretmani mjekësor në fushë, dhe më pas u largua me barelë në spital.

“Mund t’iu themi se gjendja e Fabian Kunzes është stabile dhe është duke u bërë më mirë. Për të qenë më të sigurt, ai do të qëndrojë në spital për ekzaminime tjera mjekësore”, ka shkruar skuadra e Bielefeldit në “Twitter”.