Sulmuesi Mendurim Hoti është futbollisti i radhës që është larguar nga skuadra e Feronikelit. Hoti në një postim në “Facebook” ka konfirmuar largimin nga Feronikeli pas shtatë vjetësh.
“Faleminderit klubit të Feronikelit, presidentit dhe trajnerëve për ngrohtësinë e dhënë për 7 vite bashkëpunim. Së bashku kaluam shumë minuta, kohë të bukura e kujtime të paharrueshme, të cilat u gdhendën për të qëndruar gjithmonë në memorien e secilit prej nesh. Për këtë 7 vite u rritëm bashkë, fituam shumë tituj, me të cilët i bëmë krenar ata që na përkrahen në çdo kohë”, ka shkruar ndër të tjera Hoti, i cili ka falënderuar tifogrupin “Tigrat e Zi” për përkrahjen që i ka dhënë sa ishte pjesë e Niklit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo