Dy futbollistë të rinj që bëjnë karrierë në Suedi, do të bashkohen me përfaqësuesen U-21 të Kosovës.
Këtë për KP e ka bërë të ditur Zgjim Sojeva, menaxher i Kosovës U-21. Bëhet fjalë për futbollistët Edi Sylisufaj dhe Lorik Ademi. Ata pritet të bashkohen me shpresat vitin tjetër, pasi të kompletojmë dokumentacionin.
Sulmuesi Sylisufaj është 20-vjeçar, kurse Ademi është 18-vjeçar.
Sylisufaj luan për Falkenbergun në elitën e Suedisë. Ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje këtë edicion. Më parë ka luajtur për Suedinë U-17.
Ndërkohë Ademi është mesfushor dhe po ashtu luan për Falkenbergun. Ka pesë paraqitje këtë edicion në Allsvenskan.

Artikuj të ngjashëm