Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Bayern Munich në garë për Eriksenin

Foto: Reuters

Top skuadrat evropiane janë të interesuar për yllin danez, Christian Eriksen.

Tashmë është edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich, skuadra e cila ka rritur interesimin për yllin e Tottenhamit dhe është futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Por mediat angleze shkruajnë se dëshira e danezit është të luajë në ligën Spanjolle, edhe pse asgjë nuk është e sigurt.

Mbetet të shihet se ku do ta shohim sezonin e ardhshëm Christian Eriksenin./ksp