Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E suspenduara përjetë Bytyqi fyen dhe kërcënon zyrtaren e FBK-së

E suspenduara përjetë për shkak se sulmoi fizikisht gjyqtarin në ndeshjen Penza – Bashkimi, Shqiponja Bytyqi, ka kërcënuar me përsëritje të veprimeve në ndeshjen e kthimit, por kësaj radhe në listë ka shtuar edhe Elvira Dushkun, zyrtare e lartë e FBK-s.

Portali Koha.net sot ka publikuar në Facebook, lajmin e Kohës Ditore për suspendimin e përjetshëm të Shqiponja Bytyqit, ndihmëstrajnere e Penzës dhe basketbollisten, Saranda Daci. Në postimin e Koha.net, Bytyqi ka kërcënuar dhe fyer zyrtaren e FBK-së, ndërsa ka shkruar se do ta kishte sulmuar edhe më shumë gjyqtarin e atij takimi.

“Me pas ditë qeshtu që u bo e madhe e kisha sulmu qysh duhet, jo kaq pak hajnat, se kta janë njësoj krejt me federatë e krejt. Ajo k***** Elvira Dushku, ajo e ka radhën tash”, ka shkruar Bytyqi në Facebook, e cila menaxhon llogarinë e saj me emër Pollushja Bytyqi.

Bytyqi në komentet që ka bërë në Facebookun e Koha.net ka kërcënuar se njëjtë do të veprojë në ndeshjen e kthimit.

Komisari i Garave ka vendosur të premten për ndeshjen e ndërprerë në basketbollin e femrave Penza - Bashkimi. Ndeshja e parë finale e plejofit nisi të enjten mbrëma në Pejë, por u ndërpre 3.35 minuta para fundit, kur rezultati ishte 51:40 në të mirë të prizrenaseve.

Te ndërprerja erdhi pasi ndihmëstrajnerja e Penzës, Shqiponja Bytyqi, realizoi sulm fizik ndaj arbitrit Blendi Fejza. Me dy gabime teknike, përkatësisht me diskualifikim, gjatë ndeshjes ishte dënuar basketbollistja e Penzës, Saranda Daci. Ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar, 2:0 në të mirë të Bashkimit, transmeton Koha Ditore.

Shqiponja Bytyqi, ndihmëstrajnere te Penza, është dënuar me ndalesë të përjetshme për kryerjen e detyrës së trajneres apo detyrave të tjera në sportin e basketbollit. Saranda Daci nuk ka të drejtë loje në ndeshjen e dytë finale, ndërsa është gjobitur edhe financiarisht.

Edhe Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht Sport Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht

Gjoba është shqiptuar edhe për trajnerin e Penzës, Fabian Gjuka dhe atë të Bashkimit Illmen Bajra. Ndeshja e dytë finale luhet të shtunën (sot, 19:00) në Prizren. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampione.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë edhe me Elvira Dushkun, por pas sukses.

{gallery}