Ndodhë shpesh që dy vëllezër të jenë pjesë e një ekipi apo e një përfaqësueseje. Por është shumë më e rrallë që tre vëllezër të paraqiten në një përfaqësuese. Kjo po ndodhë aktualisht në Botërorin për juniorë në hendboll.
Te Tunizia po paraqiten vëllezërit, Yassine, Amine dhe Anis Ben Salem. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, kjo është hera e parë që tre vëllezër paraqiten për një përfaqësuese në një ngarje të madhe.
Yassine e Amine janë prej më të mirëve te Tunizia, ndërsa në shtatëshen e parë luan edhe Anis Ben Salem.
“Kemi nisur hendbollin në Akademi së bashku. Dhe më pas gjithë kohën ishim së bashku”, ka treguar Yassine. Lidhja mes vëllezërve në fushën e lojësh është disi natyrale.
“Luajmë së bashku në mënyrë automatike”, ka vazhduar ai.
Tre reprezentuesit kanë edhe dy vëllezër të tjerë. Edhe ata luajnë hendboll. Njëri është më i madh e njëri më i vogël se tre reprezentuesit. I vogli është pjesë e Tunizisë për grupmoshën U15.