Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E bija e Milaim Ramës po mahnit me talentin për futbollin

Xhirimet e një vajzeje të re, duke manovruar me topin e futbollit kanë bërë xhiron e botës dhe janë shikuar nga qindra mijëra ndjekës të rrjetit social "Instagram".

Lëvizjet e saj, teknika me topin dhe gjuajtjet e forta e të sakta në portë, kanë bërë që të gjithë ndjekësit e rrjetit social "Instagram" të mbesin të habitur me aftësitë e 13-vjeçares, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është kjo, Alketa Rama nga Kosova që është pjesë e akademisë te skuadra e Zuerichut. Alketa edhe vetë është befasuar që xhirimet e njërës prej stërvitjeve individuale për të perfeksionuar nuhatjen para portës kundërshtare, kanë bërë një bujë kaq të madhe. Ajo thotë se këto xhirime janë bërë nga vëllai i saj, Arlindi që është futbollist me disa shokë të tjerë.

"Thjesht, kemi dalë për të luajtur dhe Lindi më propozoi të bënte disa xhirime. Nuk kam besuar se do të priten kaq mirë, por jam e gëzuar", thotë Alketa.

Ajo prej fëmijërisë ka pasur dashuri dhe pasion për futbollin. Edhe pse ia kanë propozuar tenisin për të bërë karrierë dhe i kanë premtuar suksese të mëdha, Alketa ka qenë e vendosur për futboll. Arsyeja që Alketa ka zgjedhur futbollin është shumë e fortë dhe aspak nuk është e rastësishme...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.