Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Riberys në Lindje

Ribery e lë Bayern Munichun, dhe e ardhmja e tij pas përfundimit të sezonit do të jetë në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez është i gatshëm t’u thotë bavarezëve lamtumirë, ndërsa të ardhmen do ta ketë në Lindje, te klubi Al-Ittihad, transmeton KTV.

Kontrata e Ribery përfundon në qershor të këtij viti, ndërsa pritet ta lë kampionin në fuqi të Gjermanisë pas shumë vitesh.

34-vjeçari që erdhi te bavarezët në vitin 2007, këtë sezon ka luajtur në 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar 6 gola e ka dhuruar 5 asistime.