Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e ndritur për Sayfurahmanin dhe Afganistanin

Jo shumë tinejxhere mund të thonë se nuk shqetësohen për rezultatin në fund të ndeshjeve të tyre të futbollit. Duhet të ketë një fitues dhe një humbës, apo jo?

Mika Sayfurahmani, që ka mbushur 15 vjet, ka një pamje përpara që edhe disa të rriturve u mungon. Mos e merrni gabim, ajo dëshiron të fitojë çdo ndeshje në të cilën paraqitet, por të luash për Përfaqësuesen e Afganistanit në futboll të femrave i ka dhënë asaj një pamje më të gjerë për botën dhe i ka dhënë një qëllim të madh, përcjell Koha Ditore shkrimin e FIFA.com.

"Synimi im është të inspiroj vajzat e tjera të reja që të nisin të luajnë futboll", thotë Sayfurahman. "Ky është synimi im kryesor".

Mika është një nga disa shembuj të lojtareve që përfaqësojnë agimin e ri dhe shpresën për femrat afgane që duan të bëjnë karrierë në futboll profesionist.

Ajo nisi të luante futboll si katërvjeçare, duke pasuar topin me babanë e saj në stërvitjet e vëllait të saj në Kaliforni, ku ajo ka kaluar pjesën më të madhe të jetës....(më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).