E ardhmja e Marcos Llorentes pritet të jetë larg Atletico Madridit.
Agjenti i Llorentes ka thënë se është kontaktuar nga shumë klube për Marcosin.
“Kam marrë shumë telefonata për të, dhe kemi folur për këtë”, ka deklaruar Julio Llorente, që është xhaxhai i futbollistit, për “Cadena Ser”.
Llorente 25-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2024.
Llorente këtë edicion i ka zhvilluar 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka realizuar gjashtë gola e i ka asistuar tre tjerë.