Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

E ardhmja e Dybalas varet nga Championsi

Paolo Dybala mund të nxirret në shitje nga drejtuesit e Juventusit, nëse skuadra italiane nuk e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve “Corriere dello Sport” shkruan se e ardhmja e argjentinasit do të varet shumë nga kualifikimi ose jo i “Zonjës së Vjetër” në garën më të madhe evropiane për klube.

Po ashtu, bëhet e ditur se e ardhmja e Dybalas mund të lidhet edhe me Cristiano Ronaldon, por portugezi ka deklaruar se dëshiron të mbetet te Juve.

Juventusi aktualisht renditet në pozitën e katërt në Serie A me 66 pikë, aq sa kanë edhe Napoli në vendin e tretë dhe Milani që është i pesti. Kontrata me Juventusin Dybalas i skadon në verën e vitit 2022.

27-vjeçari nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe nëse nuk shitet në verë, atëherë klubi italian rrezikon ta humb pa marr asnjë dëmshpërblim. Dybala u transferua te Juventusi nga Palermo në korrik të vitit 2015.

Artikuj të ngjashëm