Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala në “Wimbledon”, tifozët e Chelseat e duan në ekip

Paulo Dybala është shfaqur në turneun Grand Slam të tenisit “Wimbledon”.

Paraqitja e tij në këtë turne dhe fotografia e postuar në rrjetet sociale, ka bërë që tifozët e Chelseat të shfaqen shumë të afërt me të, pasi e duan në skuadër yllin e Romës.

29-vjeçari ka pasur paraqitje të shkëlqyer me “giallorossët” në sezonin e tij të parë. Realizoi 18 gola dhe dhuroi tetë asistime në 38 paraqitje në total.

Dybala ka edhe dy vjet në kontratë me Romën, por klauzola e lirimit të tij është 20 milionë euro për skuadrat e Serie A, dhe 12 milionë euro për ekipet jashtë Italisë.

Dybala në turneun “Wimbledon” në Londër ka qenë bashkë me partneren e tij, Oriana Sabatinin.

Artikuj të ngjashëm