Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala mbetet te Juventusi

Paulo Dybala po shkëlqen këtë sezon te Juventusi.

Forma e mirë e sulmuesit argjentinas ka bërë që drejtuesit e klubit të kërkojnë t’ia vazhdojnë kontratën lojtarit, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bisedimet mes lojtarit dhe klubit tashmë kanë filluar me “Zonjën e vjetër”, që ka paraqitur ofertën Dybalas.

Sipas mediave italiane, Juventusi i ka ofruar kontratë katërvjeçare lojtarit me rritje të dukshme të pagës.

Dybala ka kontratë me kampionin e Italisë, deri në vitin 2022.

Këtë sezon argjentinasi në të gjitha garat ka shënuar 12 gola dhe 11 asistime.