Edicioni i sapopërfunduar në futbollin e Kosovës ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për vëllezërit Lladrovci, Lapidarin e Drilonin.
Që të dy u shpallën kampionë të Kosovës, me ekipe të ndryshme dhe në rangje të ndryshme të futbollit kosovar, shkruan sot “Koha Ditore”. Lapidari triumfoi me Trepçën '89 në Vala Superligën e Kosovës, kurse Driloni me ekipin e Flamurtarit u rikthye në elitë si kampion i Ligës së Parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dy kampionë në një shtëpi. Është një ndjenjë fantastike, kemi arritur ta bëjmë krenare familjen që gjithmonë na mbështet drejt arritjeve në sukseset tona”, thotë Driloni 22-vjeçar.
Për dallim prej Drilonit që ka shijuar titullin e parë si senior, Lapidari tashmë është mësuar me suksese, të cilat nuk i ndahen në edicionet e fundit. Në të vërtetë, 26-vjeçari ka qenë dhe mbetet frymëzim për Drilonin... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.