Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy turne ndërkombëtarë në boks

Klubi i boksit Gollaku më 18 gusht do ta organizojë turneun “Ismet Asllani – Prapashtica”, kurse më 23 gusht klubi Drenasi e organizon turneun “Rasim Kiçina”.

Kështu ka njoftuar të martën Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK).

FBOXK-ja ka njoftuar se në turneun “Ismet Asllani” do të marrin pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria. Meçet e këtij turneu do të organizohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Në turneun “Rasim Kiçina”, pos boksierëve nga Kosova, pjesëmarrës do të jenë edhe boksierë nga Shqipëria dhe Maqedonia. Meçet do të zhvillohen në sheshin ”Fehmi Lladrovci” në Drenas.

Artikuj të ngjashëm