Saktësisht gjashtë muaj më parë, Ardian Ismajli kishte dhënë fjalën se do të luante për Kosovën. Ish-presidenti i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e kishte vizituar atë në Kroaci, pasi kishte raporte se ai mund të luante për Shqipërinë.
Të mërkurën, mbrojtësi u përfshi për herë të parë në listën e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa të enjten në një intervistë për mediat kroate ka bërë të ditur se para gjashtë muajsh i kishte premtuar përzgjedhësit të Shqipërisë, Christian Panucci se do të luante për Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në fjalët e Ismajlit i bie që ai përafërsisht në të njëjtën kohë ka dhënë dy premtime. Të ndjerit Vokrri, sipas një njoftimi të FFK-së, i kishte premtuar se do të luante për Kosovën, ndërsa përzgjedhësit italian të Shqipërisë se do të luante për Shqipërinë.
Ismajli 22-vjeçar të enjten ka folur për sajtin kroat "24sata.hr", pasi të mërkurën refuzoi të flasë për mediumet kosovare.
Në shkrimin në sajtin kroat thuhet që për vendimin e Ismajlit ka qenë vendimtare ftesa e Panuccit, "të cilit Ismajli ia ka dhënë fjalën që do t'i përgjigjet ftesës qysh para gjashtë muajve".(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).