Të premten në Kuvajt ka nisur gara e xhudos “Asian Open”, që është e nivelit të kupave botërore. Gara është e nivelit senior, por jo e top-xhudistëve. Po ashtu konkurrenca nuk është e madhe.
Të premten kanë garuar dy xhudistet kosovare, Fationa Kasapi e Debora Gjakova. Të dyja fituan medalje të bronzta.
Kasapi ishte e treta në kategorinë deri 57 kg, ndërsa Gjakova në kategorinë deri 63 kg.
Fationa e humbi luftën e parë e më pas fitoi në të dytën.
Debora Gjakova fitoi luftën e parë e më pas u mposht në gjysmëfinale. Për medalje të bronztë shënoi tjetër fitore.
Edhe
Evropiani i xhudos, sot garojnë Laura, Akili dhe Dardani
Rios Kuka e Shpati Zekaj garojnë të shtunën.
Top-xhudistët e Kosovës po përgatiten për Botëror.