Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy lojtarë të rinj në akademitë e ekipeve elitare turke

Shkolla e futbollit “Besëlidhja” ka njoftuar se dy lojtarë të rinj janë akomoduar në akademitë e ekipeve elitare turke.

Në njoftimin e “Besëlidhjes”, thuhet se bëhet fjalë për sulmuesin 15-vjeçar Edolind Topalli dhe 14-vjeçarin Yll Raqi.

“Edhe këtë herë raportet tona të shkëlqyeshme me pothuajse shumicën e skuadrave turke dhanë frytet e saj. Dy futbollistë tashmë janë akomoduar në Stamboll, në top klube nga metropoli turk. Bëhet fjalë për sulmuesin Edolind Topalli (2009), i cili nga e hëna i është bashkuar akademisë së gjigantit Fenerbahce, ku për disa ditë do të monitorohet nga trajnerët e klubit. Ndërkohë te skuadra elite Fatih Karagumruk, po qëndron ish futbollisti ynë i cili kalojë kategoritë e reja te 'Besëlidhja’, Yll Raqi (2006), tashmë pjesë e juniorëve te FC Prishtina”, thuhet në njoftim.