Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy humbje të thella për hendbollistet e reja në Podgoricë

Përfaqësuesja U-16 e Kosovës në hendboll në Lojërat Mesdhetare

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të hënën i ka luajtur dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.

Në mëngjes, Kosova pësoi 33:10 nga Mali i Zi. Ndërkohë pasdite, Kosova pësoi nga Rumania me shifrat 27:16.

Kosova është në grupin A, ku bën pjesë edhe Spanja.

Ndeshja me Spanjën është të martën nga ora 12:00. Kosova më pas luan ndeshje edhe për plasman përfundimtar.