Newcastle United dhe Tottenhami kanë luajtur baras 2:2, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Premier Leagues.
Për Tottenhamin të dy golat i shënoi sulmuesi Harru Kane (30’, 34’), por të cilët nuk ishin të mjaftueshëm për fitoren e skuadrës së trajnerit Jose Mourinho.
Ndërkaq, për Newcastlen realizuan Joelinton (28’) dhe Joseph Willock (84’).
Për Tottenhamin ishte barazimi i shtatë këtë sezon dhe me 49 pikë, renditet në pozitën e pestë me pikë të njëjta me Liverpoolin që është i gjashti.
Ndërkaq, Newcastle Unitedi zë vendin e 17-të me 29 pikë.