Dukagjini ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj skuadrës së Feronikelit.
Klinasit, që në këtë ndeshje po udhëhiqen nga Artan Luzi dhe Agon Ramadani, realizuan brenda 10-të minutash dy herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e parë e realizoi Altin Merlaku, të gjashtin në kampionat, ndërsa epërsinë e dyfishoi mbrojtësi Arbër Shala.
Trajneri Armend Dallku është i suspenduar shkaku i kartonëve të verdhë.
Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takon xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Duelet Gjilani – Prishtina dhe Drenica – Ulpiana janë baras pas 15 minutash.