Futbollistja Kosovare Asllani ka kontribuar me dy gola në fitoren shumë të thellë të përfaqësueses së Suedisë.
Suedia të enjten mbrëma, fitoi 15:0 në udhëtim ndaj Gjeorgjisë. Ndeshja i takoi kualifikimeve për Botërorin 2023.
Asllani shënoi dy gola në pjesën finale të ndeshjes. Golin e parë e shënoi në minutën e 76-të, ndërsa të dytin në minutën e 81-të nga pika e bardhë.
Suedezet shënuan që në minutën e tretë dhe më nuk u ndalën, duke realizuar plot 15 herë.
Suedia ka shënuar fitoren e gjashtë rresht. Udhëheq në grupin A me 18 pikë.
Asllani në lojë hyri në minutën e 46-të.