Berat Gjimshiti këtë javë është bërë baba për herë të dytë e më pas udhëhoqi mbrojtjen e Shqipërisë ndaj Moldavisë.
Shqipëria fitoi 2:0.
“Fillimisht jam shumë i lumtur për familjen, që gruaja dhe goca janë mirë. Më pas u ktheva këtu dhe e merituam fitoren. Kishim shumë nevojë për durim. Dhe në fund gjetëm golin”, ka thënë Gjimshiti.
“Ka kohë që nuk isha në ekip pas shumë lëndimeve. Ekipi ka shumë vetëbesim, lojtar të rinj me shumë cilësi. Aspekti më i rëndësishëm që pash është vetëbesimi i lojtarëve kur kanë në pronësi topin. Teknikisht ishim shumë më të qetë. Trajneri u jep vetëbesim lojtarëve dhe kjo është gjë shumë e mirë. Edhe nga trajneri vjen entuziazmi, por edhe nga vetë lojtarët”, ka shtuar Berat Gjimshiti.