Dy emra të rinj e me peshë pritet të jenë në listën e zgjeruar të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, që do të bëhet publike të martën (sot).
Në listën e zgjeruar do të jenë emrat e 24 lojtarëve, kanë njoftuar,të hënën, burime nga Federata e Basketbollit të Kosovës, shkruan Koha Ditore.
Erjon Kastrati, që bënë karrierë në Slloveni dhe Lis Shoshi, që bën karrierë në SHBA, do të jenë pjesë e listës së zgjeruar të përzgjedhësit të ri, amerikanit Braad Greenberg.
Në listë, po ashtu pritet të jenë edhe emrat e tre amerikanëve të natyralizuar, Justin Doellman, Scott Bamforth dhe Shawn Jones. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.