Përzgjedhësit të Kosovës, Zijadin Kryeziu, nuk i ka shkuar as në mendje se atleti i tij, Astrit Kryeziu, mund të fitojë medalje në botërorin që do të mbahet në Londër nga 4 deri më 14 gusht. Kjo tregon mjaftueshëm se medalja është e paarritshme tash për tash për Kosovën dhe se ajo do të duhej të ngelte e kënaqur me "paraqitje sa më të mirë", shkruan sot Koha Ditore.
Kryeziu nuk shpreson në mrekulli, meqë e di forcën e atletit të tij dhe të atyre që do të marrin pjesë në Londër.
Astrit Kryeziu do të jetë garuesi i vetëm nga Kosova në këtë botëror. Do të garojë në 800 metra. As Federata e Kosovës nuk ka pritje të mëdha nga ai.
E me paraqitje "sa më të mirë" shpresojnë ta përfundojnë kampionatin botëror edhe notarët. Federata e Notit e Kosovës (FNK) do të prezantohet me notarët Lum Zhaveli, Melisa Zhdrella e Flaka Pruthi në kampionatin botëror në not, që ka nisur më 14 dhe do të mbyllet më 30 korrik. Kosovarët ende nuk kanë garuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Të hënën filluan kualifikimet olimpike në xhudo, Kosova kërkon normat e radhës
-
Kosova me dy mundës në Evropianin në Tiranë
-
Xhudoja kosovare mban nivelin superior, synohet edhe më shumë
-
Distria në Tbilisi për titullin e katërt të Evropës
-
Java e Evropianit të xhudos, Kosova kërkon medalje për vitin e 14-të rresht