Dy futbollistëve afrikanë u është mohuar hyrja në Britani për t’u përballur me skuadrën angleze, West Ham, në ndeshjen e Ligës së Konferencës.
Kështu ka thënë klubi danez, Viborg, shkruar agjencia e lajmeve “Associated Press” të mërkurën.
Problemet me viza nuk u zgjodhën në kohë për nigerianin Ibrahim Said dhe sulmuesin e Gambisë, Alassana Jatta.
Të dy janë në dyshim për të luajtur të enjten në raundin e plejofit.
Viborgu ka thënë se problemi mund të zgjidhet, pasi është në kontakte të vazhdueshme me Danimarkën, Anglinë, UEFA-në dhe Federatën e Futbollit të Danimarkës.
Viborgu po luan në një garë evropiane për herë të parë në 22 vjet.
West Hami sezonin e kaluar luajti në gjysmëfinale të Ligës së Evropës