Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durmishi në listën e gjerë të Danimarkës për botëror

Mbrojtësi i krahut të majtë, Riza Durmishi, është përfshirë në ekipin e zgjeruar të Danimarkës për botërorin e futbollit “Rusia 2018”.

Përzgjedhësi i Danimarkës, Age Hareide, të hënën ka publikuar listën me emrat e 35 futbollistëve që do të merren parasysh për ekipin që do të përfaqësojë Danimarkën në botëror.

Ekipi final prej 23 futbollistëve do të publikohet më 4 qershor.

Durmishi luan për Real Betisin në La Liga të Spanjës.

24-vjeçari këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 23 paraqitje kampionale.

Ka kompletuar tri ndeshjet e fundit pasi në pesë të kaluarat kishte mbetur në stol.

Durmishi për Danimarkën i ka luajtur 23 ndeshje deri më tani dhe vlerësohet me gjasa të mëdha që të përzgjidhet për botëror.

Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të Danimarkës, ndërsa në përfaqësuesen A debutoi në qershor të vitit 2015.

Danimarka është në Grupin C të botërorit së bashku me Francën, Australinë e Perunë.

Artikuj të ngjashëm