Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Durmishi drejt gjigantit turk

Riza Durmishi mund të largohet gjatë kësaj vere nga Lazio.

Sipas medieve italiane, skuadra turke Beshiktash ka nisur negociatat me mbrojtësin e krahut.

Problemi i vetëm mbetet shuma që kërkon Lazio, për ta lejuar largimin e Durmishit, transmeton KTV.

Beshiktashi do të ofrojë 2.5 milionë euro për Durmishin, ndërsa Lazio kërkon të paktën katër milionë euro.

Durmishi u transferua nga Real Betisi për shtatë milionë euro, duke bërë 19 paraqitje për Lazion.

Artikuj të ngjashëm