Dukagjini ka pësuar disfatë në ndeshjen e parë miqësore në Antalia të Turqisë nga Warta Poznanit, skuadra e elitës së futbollit të Polonisë.
Klinasit të enjten në miqësore pësuan me rezultatin minimal, 1:0.
Dukagjini u mbajt mirë deri në fund të ndeshjes, por pësoi gol në minutën e parë të kohës shtesë.
Golin e fitores për polakët e shënoi mbrojtësi Wiktor Plesnierowicz.
Në stinorin vjeshtor, Dukagjini përfundoi në vendin e pestë me 22 pikë.