Një ditë pas barazimit 1:1 me Lokomotivën e Sofjes, skuadra e Dukagjinit ka regjistruar rezultat identik në miqësoren e luajtur ndaj një kundërshtari tjetër nga Bullgaria.
Të mërkurën, Dukagjini barazoi 1:1 me FC Hebar, ekip që bën gara në kategorinë e dytë të Bullgarisë.
Golin për ekipin e Superligës së Kosovës në këtë miqësore, e ka shënuar sulmuesi Henry Chibueze.
Në tri ndeshje të luajtura deri më tani në Antalia të Turqisë, ku Dukagjini po e kryen fazën përgatitore në prag të stinorit pranveror, e ka edhe një humbje. U mposht 3:0 nga Yverdoni i Zvicrës.