Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dukagjini e ndalon edhe Gjilanin

Dukagjini ka arritur të marrë një pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Gjilani.

Dueli i luajtur sot në stadiumin qytetit në Gjilan në praninë e një numri të kufizuar të shikuesve, u mbyll 0:0 dhe i takoi xhiros së tretë të Superligës.

Në pjesën e parë, të dyja ekipet patën nga një mundësi të mirë shënimi.

Gerhard Progni i Gjilanit provoi të shënojë me kokë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Kurse te ekipi mysafir rastin më të mirë e lëshoi Henry Chibueze, goditjen e të cilit nga afërsia e priti portieri Enea Koliqi.

Edhe Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë Futboll Prishtina ndalet në barazim dhe humb vendin e parë

Në pjesën e dytë, Gjilani dominoi dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi me Prognin, Calen dhe Krasniqin.

Madje e qëlloi edhe shtyllën me Torrasen. Ndër më të merituarit që Dukagjini mori një pikë, ishte portieri Kenan Haxhihamza, që pati disa intervenime të mira.

Ndërkohë, rastin më të mirë për ekipin nga Klina në pjesën e dytë e lëshoi Erblind Mulaj. Ai u lirua bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Në kohën shtesë, Bujar Shabani i Dukagjinit u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Gjilani është ekipi i dytë pretendent për titull që Dukagjini arrin ta ndal në barazim.

Klinasit kishin barazuar edhe me Ballkanin 2:2 në xhiron e parë.

Edhe Gjilani e Dukagjini barazojnë nën dritën e reflektorëve Futboll Gjilani e Dukagjini barazojnë nën dritën e reflektorëve

Për Gjilanin ishte barazimi i dytë në tri ndeshje dhe me pesë pikë zë vendin e katërt.

Ndërkaq, Dukagjini zë vendin e shtatë me dy pikë.