Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita transferon sulmuesin e Gjilanit

Kampionia e Kosovës, Drita, ia ka rrëmbyer rivalit lokal Gjilanit, sulmuesin kryesor, Betim Haxhimusën.

Lajmin për transferimin e tij në formë huazimi te Drita e ka konfirmuar vetë sulmuesi për Sportin në KTV.

Sulmuesit kualitativ të Gjilanit i skadon kontrata më 30 qershor dhe te rivali i qytetit Drita do të shkojë në formë huazimi, për t’i ndihmuar gjilanasit në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në 27 ndeshje kampionale, Haxhimusa ka shënuar 9 gola.