Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj zyrtarizon Haxhimusën

Sulmuesi Betim Haxhimusa karrierën e vazhdon te skuadra e Ferizajt. Pasi u nda me Dritën e Gjilanit, Haxhimusa të premten mbrëma u prezantua te Ferizaj, skuadra e kthyer në elitë.

Haxhimusa edhe më herët ka luajtur për Ferizajn, ndërsa në katër vitet e fundit ishte te Drita e Gjilanit.

“Të jesh lojtar i klubit të qytetit dhe i përkrahur nga ‘Ujqit’ do të jetë një motiv shtesë për Betimin që të shënoi edhe më shumë gola”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Ferizaj tashmë ka realizuar shumë transferime.