Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita s'mendon më për mbijetesë, kërkon Evropën

Kastriot Rexha e Bujar Shabani janë dy lojtarët e fundit të prezantuar te klubi i futbollit Drita nga Gjilani, shkruan sot Koha Ditore.

Para Rexhës e Shabanit, Drita i prezantoi edhe Fidan Gërbeshin, Ardian Limanin, Xhevdet Shabanin e Astrit Fazliun. Marrëveshje ka arritur edhe me Leutrim Rexhepin, derisa në bisedime është edhe me Mentor Zhdrellën. Pos përforcimeve të bëra, Drita ka vazhduar bashkëpunimin edhe me shumicën e lojtarëve të ekipit bazë nga edicioni i kaluar.

Me përforcimet që ka bërë, Drita synim ka luftën për të dy trofetë që dërgojnë në garat evropiane - titullin për Ligën e Kampionëve ose Kupën për Ligën e Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm