Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita prezanton Blend Baftiun

Blend Baftiu është prezantuar te Drita.

Baftiu ka nënshkruar kontratë për dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me klubin nga Gjilanit.

“Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofensiv te FC Drita. Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës. Blend Baftiu ka zhvilluar 121 paraqitje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina”, shkruan në njoftimin e klubit “bardhekaltër”.