Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita pa telashe kalon në çerekfinale të Kupës

Drita e Gjilanit ka kaluar pa telashe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Drita të dielën eliminoi Rilindjen 1974, pasi e mposhti me rezultatin e thellë, 3:0. Ndeshja i takoi 1/8 të finales së Kupës. Dy gola i realizoi Besnik Krasniqi (12’, 54’) e një Blend Baftiu (18’).