Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita, klubi më i mirë i vitit te meshkujt

Drita e Gjilanit është kampione e Kosovës për edicionin 2019/2020, ndërsa e ka mbyllur në vend të parë stinorin vjeshtor të edicionit 2020/2021 në Superligën e futbollit.

Krahas dominimit në Superligë, Drita pati rezultate të mira edhe në skenën evropiane.

Në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale të raundit parakualifikues, skuadra gjilanase fitoi 2:1 ndaj Inter d’Escalades të Andorrës. Finalen e raundin parakualifikues e humbi me rezultat zyrtar për shkak të rasteve me COVID-19. Garën e vazhdoi në Ligën e Evropës.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës e mposhti Sileksin maqedonas. Në raundin e tretë kualifikues pësoi nga Legia e Varshavës. Kalimi në raundin e tretë ishte historik për klubet e Kosovës.

KOHA e shpall Dritën klubin më të mirë të vitit 2020 në konkurrencë të meshkujve.

“Faleminderit shumë për vlerësimin profesional të Grupit KOHA. Ishte një vit i mrekullueshëm gjatë pandemisë. Më meritorët për këtë sukses normalisht që janë lojtarët dhe gjithë stafi i Dritës. Shpresojmë që në vitin e ardhshëm të jemi edhe më të fortë. Faleminderit shumë”, ka thënë zyrtari i klubit Drita, Ilaz Shkodra.

Edhe Drita, klubi më i mirë i vitit Futboll 7 muaj më parë Drita, klubi më i mirë i vitit

Drita, ditë më parë, u shpall edhe klubi më i mirë i vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës.