Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Drita kalon në epërsi ndaj Prishtinës

21:46 - Skuadra gjilanase Drita ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.

Haxhimusa shënoi në minutën ’82 përmes një kundërsulmi të mirëorganizuar duke e zënë mbrojtjen e Prishtinës në gjumë.


Drita ka barazuar rezultatin në "Fadil Vokrri" 

21:27 - Drita barazon nga pika e bardhë nëpërmjet Gerbeshit - 1:1.


Prishtina mbyll pjesën e parë me një gol epërsi ndaj Dritës

Ndeshja e parë e rëndësishme e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës ka nisur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me një minutë heshtjeje në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

I gjithë stadiumi për një minutë nuk i ndali duartrokitjet për ish-kryetarin e FFK-së dhe legjendën e futbollit të Kosovës.

Të pranishëm në stadiumin e rinovuar të Prishtinës janë rreth dhjetë mijë shikues.

Futbollistët e Prishtinës patën dominim në pjesën e parë të ndeshjes, por sulmuesit e saj dështuan në shumë raste të konkretizonin rastet.

Khalid në minutën e dytë ka mundur të shënojë pas gabimit të portierit të Dritës, ndërsa pesë minuta më pas ishte Ergyn Ahmeti ai që drejtoi një goditje të fuqishme drejt portës kundërshtare, por Visar Bekaj priti për mrekulli.

Prishtina humbi edhe rastin e tretë në minutën ‘17 kur Jasharovski dështoi të shënojë gol, ndonëse ishte shumë pranë portës kundërshtare dhe topi shkoi jashtë saj. Një minutë më vonë, i njëjti lojtar nga distanca godet shtyllën.

Makenda në minutën 23 ka mundur të sjellë sërish në epërsi prishtinasit, po topi goditi serish shtyllën.

Por, pas rasteve të shumta të humbura, në minutën 34 Mankenda shënon gol të bukur nga rreth 20 metra për të sjellë Prishtinën në epërsi kundër Dritës 1:0.

{gallery}

Ndeshja e sotme njëherësh është edhe testi i parë nëse do të përmbushen kushtet, të cilat do t’i inspektojnë ekspertët e UEFA-s.

Ata kanë kërkuar që të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje të bëhen sikurse të ishte kjo lojë ndërkombëtare, prej ardhjes së lojtarëve me autobus, e deri te ndarja e tifozëve të dy grupeve në dy pjesë prapa portave.

Prishtina synon Superkupën për herë të dhjetë, ndërsa Drita për herë të parë. Këtë ndeshje Prishtina e luan në rolin e mysafirit.

Artikuj të ngjashëm