Drita e Gjilanit ka angazhuar një lojtar të huaj për repartin defanziv. Klubi gjilanas të enjten njoftoi se ka firmosur me mbrojtësin nga Liberia, Princ Balde. Ai është ftuar disa herë në përfaqësuesen e Liberisë.
Balde me Dritën ka firmosur për dy vjet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet e kupave evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Balde 23-vjeçar do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në repartin e mbrojtjes dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë drejt arritjes së qëllimeve”, ka njoftuar Drita.
Balde ka luajtur për Drenicën e së fundi ishte te Feronikeli.
Ka luajtur edhe në Laos e Liberi në të kaluarën.