Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Drita dhe Prishtina kanë shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi prej një goli.
Drita pas 45 minutave të para është duke fituar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë ndaj Dukagjinit, me rezultatin 1:0.
Kapiteni Ardian Limani realizoi supergol nga distanca në minutën e gjashtë.
Me një gol të minutës së gjashtë është duke fituar edhe Prishtina ndaj Ferizajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golin për Prishtinën e shënoi sulmuesi Leotrim Kryeziu, i cili shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit kundërshtar.
Tri ndeshje tjera do të luhen të dielën në orën 13:00.
Drenica e pret Ballkanin, Malisheva luan me Gjilanin, kurse Trepça ’89 ballafaqohet me Llapin.